Aktorja amerikane Julia Roberts do t’i bashkëngjitet aksionit humanitar “Red Nose Day” për të ndihmuar fëmijët e varfër në gjithë botën, transmeton AP.
Televizioni NBC paralajmëroi se më 25 maj terminin e vet kryesor do t’ia kushtojë këtij aksioni humanitar, të cilin e organizon Comic Relief për ndihmë për fëmijët e varfër.
Roberts në emisionin “Running Wild with Bear Grylls for Red Nose Day” do t’i bashkëngjitet nikoqirit në Afrikë. Roberts dhe Grylls do të tregojnë se si donacionet ndihmojnë njerëzit në Nairobi, por edhe si ndihmojnë fëmijët në SHBA dhe në shtetet tjera.
Aksioni humanitar ka për synim luftën kundër varfërisë, dhunës, keqtrajtimit të fëmijëve dhe problemet tjera globale përmes armës së vetme – argëtimit dhe buzëqeshjes.
“Red Nose Day”,i cili është mbajtur muajin e kaluar, ka grumbulluar sipas të dhënave të organizatës Comic Relief 90 milionë dollarë.
Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri,...
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan