Policia në Itali është në kërkim të një gruaje 51 vjeçare nga Maqedonia, e cila për herë të fundit është parë më 30 mars, kur ka dalë nga shtëpia e saj në Piaçenca.
Mediat italiane shkruajnë se Svetllana Mijallova ka dalë për të ble diçka, kurse me vete ka patur pak para dhe celularin, ndërkaq dokumentet nuk i ka marrë me vete, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bashkëshorti dhe djali i saj e kanë telefonuar, sepse ajo ka kaluar nëpër një periudhë të rëndë, por ajo u ka thënë se nuk e ka ndërmend të kthehet më.
Ata kanë kërkuar ndihmë nga policia. Mirëpo, ende nuk kanë arritur që ta gjejnë, edhe pse është parë në një stacion hekurudhor.
Mihajllova është nën terapi mjekësore. /Telegrafi/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...