“C’est la vie” është spektakli më i ri që pritet të transmetohet në TV Klan duke nisur që nga data 22 tetor.
Spektakli do të na shoqërojë për 11 javë rresht ku në çdo natë do të ketë një çift fitues.
Çiftet do të jenë të përbëra nga një këngëtar, profesionist dhe një personazh tjetër nga bota e politikës ose showbizit që nuk ka aspak lidhje me këngën.
Suksesi do të jetë nëse personat që do të vihen në çift do të arrijnë të këndojnë ‘live’ aq mirë sa të mos dallojë profesionisti nga amatori në këngë.
Çifti fitues do të zgjidhet nga një juri e përbërë nga 4 anëtarë.
Megjithatë deri më tani është zbuluar vetëm spoti në të cilin Marina njofton se spektakli i spektaklit të ri ndërsa ditën e sotme çifti i balerinëve Enada dhe Gert Vaso, të cilët do të jenë pjesë e spektaklit kanë zbuluar skenografinë.
Në rrejtet sociale ata kanë postuar një video ku shihet ndërtimi i studios së re ku do të zhvillohet spektakli.
“Një gjë e madhe pritet në Klan. Bëni dhe pak durim! Por mos e humbisni”, shkruhet në video.

Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...