Tashmë ka një datë zyrtare se kur do të startojë emisioni i shumëpritur i moderatores së njohur Luana Vjollces.
Nga data 3 shtator do të mund të shohim histori dashurie, flirte, sfida, argëtim, madje edhe thyerje tabush.
Formula e programit është e tillë: Një grup konkurrentësh, të cilësuar si “ishullorë”, do të jetojnë të izoluar nga bota e jashme në një vilë, të mbikëqyrur nga kamera.
Për të mbijetuar në vilë, banorët duhet të shoqërohen me një tjetër banor të vilës, qoftë për dashuri, miqësi apo para.
Çdo banor që mbetet single, eliminohet. Konkurrentët mund të eliminohen edhe përmes votimit të publikut. Ata përballen me lojëra dhe sfida, të krijuara për të testuar aftësitë fizike dhe mendore. Në fund të sezonit, publiku voton për të përcaktuar çiftin fitues.
Disa nga rregullat janë këto:
1. Çiftet flenë në të njëjtin krevat që në natën e parë.
2. Konsumimi i alkoolit është i limituar.
3. “Ishullorët” nuk lejohet ta dinë se sa është ora.
4. Janë 24 orë nën monitorimin e kamerave.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...