Elvana Gjata ndodhet në Gjermani për arsye shëndetësore. Kjo është zbuluar sipas një letre të dërguar nga këngëtarja për Prokurorinë, letër e së fundmi nga Report Tv. Sipas kësaj medieje, Elvana Gjata ka statusin e dëshmitares dhe ndaj saj nuk ka masë sigurie.
Thuhet se ajo e ka dërguar letrën tri javë më parë përmes postës, ku citohet të ketë shkruar: “Ndodhem jashte vendit për arsye shendetesore, jam njohur nga mediat se kerkoni deshmine time. Sapo te jem në Shqiperi do të paraqitem per te dhene deklarimet e mia”.
Gjithashtu thuhet se sipas hetimeve të policisë dhe prokurorisë rezulton se këngëtarja s’ka qenë e pranishme në momentet kur ndodhi konflikti, ku si pasojë një person mbeti i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur, më katër tetor.
Kujtojmë se dje, Gjykata e Tiranës lëshoi një vendim ku i kërkon të gjitha pikave doganore në Shqipëri që të ndalojnë Elvana Gjatën dhe ta sjellin atë për të dëshmuar lidhur me vrasjen e ish-Bllokut. Vendimi i Gjykatës ka ardhur pasi ka përfunduar afati 30 ditor që këngëtarja e njohur të paraqitej vetë për të dhënë deklaratën e saj.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...