Priyanka Chopra dhe Nick Jonas janë një prej çifteve më të përfolura të showbiz-it, sidomos kohët e fundit.
Ata kanë organizuar në muajin gusht një pritje të veçantë dhe luksoze për fejesën e tyre në Mumbai, ku u mblodhën familjet e të dyja palëve. Ndërsa, një javë më parë aktorja me origjinë indiane organizoi një festë beqarie me mikeshat e saj në Amsterdam.
Tani është radha e dasmës, e cila nuk mund të mbahej në një vend dosido. Pasi ishte e pranishme në dasmën e mikeshës së saj Meghan Markle, Priyanka do të organizojë gjithashtu një dasmë “mbretërore”. Themi dasmë mbretërore, pasi do të organizohet në një prej kështjellave më të bukura, Taj Umaid Bhawan Palace në Jodhpur, Indi. Sipas një burimi për BAZAAR.com, dasma do të mbahet nga 30 nëntori deri më 2 dhjetor dhe pamjet e kështjellës nuk kanë nevojë për komente…
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...