Ditën e sotme në mediat online ka qarkulluar lajmi i ndarjes së një prej çifteve më të komentuara, Katy Perry dhe Orlando Bloom.
Pak orë pasi lajmi mori dhenë në mediat e huaja, pak minuta më parë u publikuan disa foto të aktorit të njohur krah një bukurosheje brune në ambientet e një “club”-i.
Fotot janë shkrepur 6 ditë më parë dhe Orlando shfaqet shumë i afërt krah Erin McCabe, vajza e presidentit të “Global Green”, Les McCabe.
Me siguri kur Katy të shohë këto foto do të ketë diçka për t’i thënë aktorit të njohur.
Ndarja mes Orlandos dhe Katy-t u vu re gjatë ndarjes së çmimeve “Oscar”, ku shkrepën fotografitë e rastit dhe pastaj qëndruan të ndarë.
Çifti ishte në një lidhje prej një viti.


Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...