Ditë më parë u zbulua lajmi se Mërgim Berisha ishte ndarë me gruan e tij pasi e kishte fshirë atë nga rrjetet sociale dhe i kishte hequr fotografitë që i kishte me të.
Por, sot ka dalë një tjetër lajm shokues që lidhet me këtë ndarje.
Bashkëshortja Vesa Vllasaliu pretendon se është rrahur nga futbollisti i Fenerbahçes, i cili e kishte larguar edhe nga banesa pas konfliktit, shkruan mediumi turk “dha.com.tr”.
Modelja kosovare e ka paraqitur rastin në gjykatë dhe e ka angazhuar një avokat.
Çifti po jetonte së bashku që nga shtatori i vitit 2021, por së fundmi kishin nisur konfliktet në mes tyre.
Berisha, siç pretendon Vllasaliu, e kishte rrahur atë dhe më pas e kishte dëbuar nga banesa e tyre në Umraniye, ku po jetonin së bashku.
Po ashtu, në akuzë thuhet se Berisha nuk e ka lejuar gruan e tij t’i merrte gjësendet e saj dhe se e kishte urdhëruar sigurimin poshtë banesës të mos e linte gruan e tij të kthehej në banesë.
Ndër të tjera, në akuzë thuhet se Berisha e ka kërcënuar Vllasaliun.
Gjykata i ka marrë disa vendime ndaj Berishës, i cili, nëse nuk i respekton ato, mund të dënohet me burgim të detyrueshëm deri në një muaj.
Gjykata kërkon nga futbollisti të mos e shkaktojë asnjë problem në dy muajt e ardhshëm, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Familjes dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Grave.
Gjithashtu, gjykata vendosi që Berisha të mos i afrohet për dy muaj banesës së gruas së tij dhe vendit të punës së saj.
Gjykata gjithashtu ka vendosur që Berisha të mos e shqetësojë për dy muaj Vllasaliun me mjete komunikimi apo mjete të tjera.
Nëse ai nuk i respekton këto vendime, do të dënohet me burg prej 3 deri në 30 ditë. /Gazeta Express/
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...