Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke krijuar shqetësim dhe tension mes banorëve.
Vendimi drastik nga Vëllai i Madh erdhi si pasojë e sjelljeve të përsëritura të konkurrentëve, të cilët prej kohësh kanë fshehur sende personale të njëri-tjetrit, përfshirë cigaret dhe veshjet.
Në zarfin e zi, Vëllai i Madh i paralajmëroi ashpër banorët, duke theksuar se toleranca ka përfunduar dhe se ata duhet të dorëzojnë menjëherë të gjitha sendet e fshehura.
Përmbajtja e zarfit:
“Banorë, Vëllai i Madh ju ka mundësuar të gjitha kushtet për një bashkëjetesë sa më të mirë, pavarësisht izolimit. Megjithatë, veprimet tuaja të përsëritura për të fshehur sende personale, përfshirë veshje dhe cigare, janë të papranueshme. Vëllai i Madh nuk ju toleron më dhe ju kërkon që t’i dorëzoni menjëherë të gjitha sendet e fshehura. Sonte do të merren masa të rrepta. Të gjithë, bëni gati valixhet”.
Ky njoftim ka krijuar panik mes banorëve, të cilët nuk e dinë ende se çfarë masash do të marrë produksioni.
Disa prej tyre janë munduar të justifikohen, ndërsa të tjerë kanë filluar të dorëzojnë sendet e fshehura për të shmangur ndëshkimin.
Situata në shtëpi është bërë më e tensionuar se kurrë, ndërsa publiku pret me kuriozitet se çfarë do të ndodhë në spektaklin e mbrëmjes.
Mbetet për t’u parë, a do të ketë një ndëshkim kolektiv apo dikush do të përjashtohet. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...