Dasma e Xhensilës dhe Besit u bë kryefjalë e mediave tash e sa ditë.
Të dy kurorëzuan dashurinë dhe lidhjen shumë vjeçare në një ceremoni që më shumë u ngjante përallave ditë më parë.
Por duket se vetëm tani, të dy kanë nisur muajin e mjaltit.
Xhensila dhe Besi kanë zgjedhur një vend poashtu përrallor, Maldiven, transmeton Klan Kosova.
Ishte vetë këngëtarja që ka postuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram duke ndarë kështu disa nga momentet më të bukura të këtij udhëtimi, pa dyshim të këndshëm për çiftin e ri.

Në një nga fotografitë shihet një zarf ku edhe shkruan “Mr. & Mrs. Sallaku” derisa më pas është shfaqur edhe një video ku të dy cakërrojnë gotat me shampanjë.
Të dy duket se në këtë moment të jetës së tyre I janë përkushtuar krejtësisht njëri-tjetrit dhe kanë lënë anash gjithë angazhimet e tyre në karrierë.



Një rast i rëndë dhe i ndjeshëm është regjistruar në Vushtrr...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura