Ish-banorja e BBVK, Xheneta Fetahu ka reaguar sërish në rrjete sociale pas publikimit të videove dhe fotove nga varrimi i vëllaut të Gjestit, duke bërë thirrje për më shumë ndjeshmëri dhe respekt ndaj familjes së pikëlluar.
“Është shumë e dhimbshme kur momente të tilla të rënda, si varrimi i vëllaut të Gjestit, kthehen në skena filmimesh e postimesh në rrjete sociale. Ju lutem, tregoni pak mëshirë dhe respekt për dhimbjen e familjes së tij,” ka shkruar Xheneta.
Ajo ka falënderuar familjen e Gjestit për mikpritjen dhe zemërgjerësinë, duke kërkuar që videot dhe fotot nga ceremonia të mos shpërndahen.
“Apeli im është i qartë: mos i ndani videot dhe fotot nga varrimi. Lëreni dhimbjen të mbetet aty ku është – brenda atyre që po e përjetojnë, jo në duart e rrjeteve sociale”, ka shkruar Xheneta.

Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...