Aktori britanik Ed Westwick ka reaguar pas akuzës së dytë për përdhunim nga një aktore, shkruan portali arbresh.info
Ai ka thënë se janë pretendime të pa verifikuara dhe plotësisht të pavërteta, dhe se është duke bashkëpunuar me policinë për të zgjidhur këtë rast, e të pastrojë edhe emrin e tij.
“Është dëshpëruese dhe e dhimbshme për mua që si rezultat i dy pretendimeve të mediave sociale që as nuk janë verifikuar dhe të pavërteta, disa njerëz në këtë mjedis mund të vijnë në përfundim që mund të kem të bëj me një sjellje të ndyrë dhe të lemeritëse. Absolutisht asnjëherë nuk e kam bërë një gjë të tillë, dhe jam duke bashkëpunuar me autoritetet që të mundet të pastrohet emri im sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ai.
Aktori që njihet për rolin e tij të Chuck Bass në serial “Gossip Girl” është akuzuar dje dhe sot nga dy aktore për përdhunim./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...