David Matthews, vjehrri i Pippa Middleton, motrës së Dukeshës së Kembrixhit, është akuzuar përdhunimin e një fëmijë në Francë.
Aktualisht ai është nën mbikëqyrje ligjore, transmeton portali arbresh.info
Sipas njoftimeve, Mattheës është nën hetim nga Brigada e Mbrojtjes për të Mitur të Francës që nga viti 2017, pasi një i afërm e raportoi atë. Pronari i hotelit thuhet se ka kryer sulmin midis 1998 dhe 1999 gjatë pushimeve të tij në Francë.
Ai është akuzuar për “dhunimin e një të mituri nga një person me autoritet mbi viktimën”.
Sipas “The Telegraph”, ai është arretuar nga policia franceze të martën, pasi po kalonte në aeroportin e Parisit në Orly.
Ndërsa “The Sun” raporton se ai ka mohuar akuzar e ngritura kundër tij.
Djali i Matthews, James Matthews, është i martuar me Pippa Middleton, motra e së cilës është Kate Middleton, dukeshë e Kembrixhit dhe bashkëshortja e Princit Ëilliam, i dyti në linjë me fronin britanik./arbresh.info/
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon