Viti 2020 i ‘artë’ për Dua Lipën

11:04 | 1 Janar 2021
M. A.

Ani pse një vit pandemik, artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa vitin 2020 do ta mbajë mend si vitin më të suksesshëm në karrierë.

Në mars të vitit 2020, këngëtarja lansoi albumin e sa “Future Nostalgjia”, i cili ka bërë namin në tregun muzikor, shkruan portali arbresh.info
E teksa përjetoi një vit pa koncerte dhe shfaqje me audiencë, Dua Lipa prapëseprapë ia arriti të mbijetojë, madje ajo është nominuar për gjashtë çmime të rëndësishme në “Grammy Awards 2021”.

Bukuroshja shqiptare, kryeson nominimet për çmimet Grammy 2021, është nominuar për kategoritë “Albumi më i mirë i vitit”dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për albumin Future nostalgia, “Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo Pop” për Dont’start now, “Bashkëpunimi më i mirë pop” për Un Dia (One Day)” në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny, and Tain.

“Future Nostalgia” duket se ia ka dalë të triumfojë brenda pak kohësh, teksa për javë të tëra ka qëndruar në vend të parë, si albumi më i dëgjuar në Britani.

Disa muaj më parë Dua festoi një super sukses, pasi arriti të bëhet femra e parë në industrinë e muzikës botërore me 4 këngë me nga 1 miliardë klikime në Spotify, “New Rules”, “One Kiss”, “IDGAF” dhe “Don’t start now”.

Dua gjatë kësaj periudhe ishte edhe imazh i revistave më të famshme botërore, personazh kryesor në intervista e mediume.

Shqiptarja ka njoftuar se do të publikojë edhe këngën e fundit për këtë vit, për të cilën nuk ka ende detaje.

Ndërsa sa i përket jetës personale, Dua është duke shijuar lidhjen e dashurisë është duke shijuar lidhjen me Anwar Hadid për më shumë se një vit.

Dyshja duken mjaft të lumtur bashkë, ndërsa që një kohë artistja shqiptare është zhvendosur në një apartament në Beverly Hills, për të qenë më afër të dashurit të saj.

Në anën tjetër, e gjithë familja e Lipës jetojnë dhe veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar. /arbresh.info/ A.Bajraktari

Shpërndaje në rrjete sociale