Violeta Kajtazi, 20 vjet në skenën muzikore

17:08 | 27 Shkurt 2016
Arbresh.info

Shkolla fillore “8 Marsi” ishte vendi ku për herë të parë Violeta Kajtazi këndoi. Ajo ishte vetëm nëntë-vjeçare, por zëri i saj ishte shumë i ëmbël që atëherë. Falë kësaj ajo ishte bërë pjesë e programit për nder të ditës së shkollës, ku edhe zbuloi pasionin e saj për muzikën.

Ka 20 vite që është në skenë me këngët e vjetra qytetare dhe këngë të saj të nxjerra në treg. Për publikun kosovar ajo u bë e njohur me këngën “Vjollca”, ndërsa në trevat e Maqedonisë u bë e njohur me këngën “Coco mori coco”.

Bashkëpunimet më të qëlluara këngëtarja Kajtazi i cilëson “Moj e mira e kësaj mëhalle” me Ismet Behxhetin si dhe “Hajde pra po këndojmë për gra” me Vjollca Buqajn.

Në një intervistë për KosovaPress, këngëtarja Kajtazi bën të ditur se përveç muzikës është edhe studente masteri në një kolegj privat ku studion Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Kajtazi, këndoi edhe pjesë nga kënga me të cilën kishte performuar për herë të parë.

Kajtazi : Herën e parë kur kam kënduar isha 9 vjeç

“Hera e parë kur kam kënduar është kur i kam pasur 9 vjet, për ditë të shkollës. Shkolla ime fillore ka qenë 8 Marsi e ka qenë program për ditën e shkollës edhe e di – ende e mbaj mend herën e parë, por jo vetëm si këngëtare edhe si valltare e shkollës, d.m.th e grupit te shkollës”, tha Kajtazi

Ajo tha se janë bërë shumë vite që është në skenë dhe, sipas saj, të gjitha vitet e saj kanë qenë të begatshme dhe ajo nuk mund të bëj ndarje.

Kajtazi: 20 vite në skenë

“Sa vite në skenë, u bënë shumë, nëse e marr kështu në mënyrë ma profesionale u bënë gati 20 vjet. Si periudhë më të vlefshme… secila periudhë e ka vlefshmërinë e vet. Për çdo vit them ishte i mirë jo ky vit ishte më i mirë, kështu që nuk po mundem me thënë ndonjë veçanti”, tha Kajtazi

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se është preza ntuar me këngë të vjetra qytetare, tek më vonë ka filluar që të dal me këngë të saj.

Kajtazi: Fillimisht jam prezantuar më këngë të vjetra.

“Në fillimet e mija unë jam prezantuar me këngë të vjetra, me këngë të tjerëve d.m.th këngë të vjetra qytetare. Ndërsa kënga ime e parë që mundem me thënë që pak a shumë njerëzit kanë filluar me më njoftë, ka qenë nga albumi im i parë “Vjollca”. Ndërsa në trevat e Maqedonisë mundem me thanë që edhe atje kam 50 për qind të punës , ka qenë kënga “Coco mori coco”, tha Kajtazi

Secila këngë e kënduar, përfaqëson në një farë mënyre diçka nga unë, qofshin këngë kurbeti ose dashurie, thotë Kajtazi.

Kajtazi: Më shumë i kam dashur këngët për dashurinë

“Ndoshta ma shumë i kam dashur këngët e dashurisë. E di si, secila k ëngë përfaqëson në një far mënyre diçka . Nëse këndon këngë kurbeti, e përfaqëson kurbetin që nuk ka njeri që në familje nuk e ka dikë jashtë. Nëse këndon balada përfaqëson rininë ose dikë tjetër, ose mu personalisht që kemi kaluar disa periudha të ndryshme”, tha ajo.

Bahkëpunimet, këngëtarja i ka cilësuar si një pasaportë e mirë për të depërtuar në skenë dhe si ndër bashkëpunimet më të suksesshme të saj i ka cilësuar ato me Ismet Behxhetin dhe me Vjollca Buqajn.

Kajtazi :Bashkëpunimet që nuk i kam rënë pishman janë me Ismet Behxhetin dhe me Vjollca Buqaj

“Kam pasur bashkëpunime me këngëtarë të ndryshëm, mirëpo mundem me i cekë dy bashkëpunime që nuk i kam rënë pishman. Është kënga “Moj e mira e kësaj mëhalle” duet me Ismet Behxhetin dhe “Hajde pra këndojmë për gra” në duet me Vjollca Buqaj”, tha Kajtazi

Ajo gjithashtu ka thënë se përveç muzikës është vijon studimet master në një kolegj privat ku studion Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Mirëpo, tha se nuk ka synim që t`i hyjë politikës.

Kajtazi: Nuk po synoj me hy në politikë

“Momentalisht edhe pak më ka mbet me i përfunduar studimet për master, në Kolegjin Fama, edhe nuk po synoj me hy në politikë, sepse studioi Marrëdhëniet ndërkombëtare , por pse jo me pas një punë tjetër”, tha Kajtazi

Kënga e saj që është pëlqyer më së shumti, sipas Kajtazit, është kënga “Xhan”, këngë nga e cila i ka mbetur edhe nofka këngëtares.
Kajtazi: Kënga “Xhan” është më e pëlqyera

“Mundem me cekë një këngë , kënga “Xhan”, një këngë që është pëlqyer shumë. Një kën gë që edhe mu më ka pëlqyer edhe mu kur mu ka ofruar edhe besomë që prej asaj këngë kanë filluar edhe njerëzit me më thirr “Xhan”. Vit i mirë, vit i mbarë, vit i suksesshëm mundem me thanë”, tha Kajtazi.

“Prite” është kënga e Violetës e cila pritet që deri në fund të marsit të lansohet edhe më videoklip dhe të dalë në treg.

Kajtazi: “ Prite” është kënga që pritet të dal shumë shpejt nga Violeta Kajtazi

“Momentalisht kam përfunduar një këngë, një baladë, titullohet “Prite” është me tekst të Fatmir Mujës me muzikë dhe orkestrim nga Miti Geci. Është përfunduar d.m.th kënga, po presim edhe pak sa të realizohet më mirë dhe të fillojë videoklipin, për ma vonë sigurisht që do të dal…Fundi i marsit, mesi i marsit nëse shkon çdo gjë në rregull”

Ndërsa e pyetur nga KosovaPress, nëse sheh perspektivë tek artistët e rinjë, ajo ka thënë se po. Sipas saj, nuk mungon perspektiva, por se ata duhet përkrahur pasi që fillimi është i vështirë.

Mirëpo, talenti nuk mungon, është shprehur tutje këngëtarja e njohur, Violeta Kajtazi.

Shpërndaje në rrjete sociale