Aktori i mirënjohur për publikun, Vin Diesel ka festuar sot 50-vjetorin e lindjes.
Prej vitesh ai ka krijuar miliona fansa në gjithë botën me lojën e tij aktoriale dhe aktualisht është i treti për nga ndjekësit që ka në rrjete sociale me 101 milionë ndjekës.
Ylli i filmave kalohet në Facebook vetëm nga Shakira dhe Cristiano Ronaldo.
Një ditë më parë Diesel ka shpërndarë këtë video në Instagram ku flet për ditëlindjen dhe faktin se ndihet i mikluar për këtë ditë të veçantë.
“Ditëlindja ime është ditën e martë, por dua ta festoj bashkë me vëllain tim që jeton në Brooklyn me familjen e tij”, -ka thënë Diesel që ka shtuar se nuk ka asgjë më të bukur sesa kur rrethohesh nga njerëz që të duan, të dashur.
“Ndihem i përkëdhelur sot”, shton ai.
Diesel është bërë i njohur për publikun me interpretimet e tij në disa filma duke arritur kulminacionin me seritë e “Fast&Furious”.
Fillimisht Diesel ka patur emrin Vincent Sinclair III, por më pas e ka ndërruar atë.
Shumë pak e dinë që ka një vëlla binjak dhe që babain biologjik nuk e ka njohur kurrë. /Blitz
https://www.instagram.com/p/BWr-u7WjIpt/?taken-by=blitz.al
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...