Këngëtarja e njohur Tuna Sejdi, do të sjellë së shpejti bashkëpunimin e saj me artistin shqiptar nga New York, Seven Saraqin.
“Maria” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është punuar nga vet Seven Saraqi në studion e tij.
Dyshja kanë përfunduar punimet për këngën, ndërsa ditë më parë u finalizuan edhe xhirimet e klipit.
Klipi i këngës “Maria” pritet të jetë mjaft ‘i nxehtë’, pasi pjesë e tij do të jetë edhe një prej modeleve më të njohur shqiptare, Vildane Zeneli.
Kjo e fundit, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram trailerin e klipit, në të cilin do të shfaqet në disa skena mjaft provokuese së bashku me Tunën.
Videoja ka marrë komente në rrjetet sociale, gjersa është bërë e ditur se klipi do të publikohet i plotë brenda pak javësh.
Ky do të jetë projekti i dytë muzikor i Tunës për këtë vit, e cila gjatë verës shënoi rikthimin e saj në muzikë pas dy vitesh mungesë, me këngën e saj “Chonga”.
Ndërkohë, Seven Saraqi ka qenë shumë produktiv gjatë vitit, duke publikuar vazhdimisht projekte dhe bashkëpunime me artistë të ndryshëm vendorë.
https://www.instagram.com/p/BopDC6xFj3L/?utm_source=ig_embed
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...