Ylli i modës, Victoria Beckham ndezi spekulime për divorc muajin e kaluar pasi fansat detektuan se kishte hequr tatuazhin e saj me inicialet e bashkëshortit, David Beckham, nga kyçi i dorës.
Por Victoria gjatë intervistës në “Today” të enjten vendosi të sqaroi gjithçka, shkruan arbresh.info
“Unë i kisha këto tatuazhe shumë kohë më parë dhe thjesht nuk ishin veçanërisht delikate”, tha ajo, duke vënë në dukje se burri dhe djemtë e saj janë të mbuluar me tatuazhe “të bukura”.

“Të miat ishin pak të trasha dhe thjesht nuk ishin aq të bukura. Thjesht nuk dukeshin aq bukur. Nuk ka asgjë më shumë se kaq”, vazhdoi ajo.
“Mediat filluan të spekulojnë, se a u ndava nga burri im? Jo. Unë isha pak e sëmurë nga tatuazhi. Është kaq e thjeshtë”.
David dhe Victoria përndryshe kanë katër fëmijë: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. Çifti u takua në 1997 dhe u martuan në 1999, dasma ishte një nga më mediatiket në Britaninë e Madhe. /arbresh.info/
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve