Ajo kohëve të fundit i ka mbyllur gojën të gjithëve lidhur me thashethemet për ndarjen nga bashkëshorti i saj.
Victoria Beckham thashethemet për ndarjen nga David Beckham i ka quajtur si të pa vërteta dhe si një pjatë me m**, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.
![]()
Por një imazh i fundit nga ajo mund të ngris sërish polemikat për një ndarje të mundshme, pasi që ajo ka publikuar një fotografi në të cilën shihet me tre fëmijët e saj dhe dy prindërit e saj.

Ikona e modës u pa afër djemve të saj, Romeo dhe Cruz si dhe vajzës së saj Harper.
E si gjithmonë 44 vjeçarja u paraqit me shumë stil e veshur me pantallona të zi dhe bluzë të bardhë të kombinuara me këpucë të kuqe.
Në imazh mungonte David pasi që ai mori pjesë në një samit të futbollit në Kinë.
Ndërsa gjatë kësaj jave, Beckham promovoi markën e tij ‘House 99’ përmes një imazh në Instagram./Arbresh.info

Ismet Munishi e nis me fitore me Lirinë në Ligën e Parë, tri...
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...