Përpara disa kohësh, në rrjetet sociale qarkulluan disa foto të Capital T me një vajzë bionde. Vajza në foto u quajt “vajza misterioze”, sepse ajo nuk e zbulonte fytyrën e saj dhe askush nuk dinte gjë për të.
Madje u përfol se kjo bukuroshe ishte e dashura Capital T. Por pasi këto fjalë u harruan disi, vajza ka vendosur të bëjë përsëri zhurmë dhe ka publikuar një foto me Capital T në Instagram (16 orë më parë).
Mesa duket, enigma u zgjidh dhe ajo u vetëzbulua! “Vajza misterioze” është modelja Krejsi Metani, madje në foton që ka postuar në Instagram ajo shihet përsëri me kurriz, njëlloj si fotot e dikurshme.
Nuk dihet me siguri në qoftë se mes Capital T dhe Krejsit ka diçka më shumë sesa thjesht një foto, por që duken bukur bashkë kjo është pak, por e sigurt./Blitz/



Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...