Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë gati për tu martuar!
Një burim thotë revistes PEOPLE se çifti është fejuar një javë më parë në ditëlindjen e 36-të të Priyankes, derisa ata ishin në Londër.
Sipas një burimi të afërt, Jonas ka mbyllur një dyqan Tiffany në qytetin e New York-ut për të blerë unazen e fejesës.
“Ata janë kaq të lumtur”, thotë një burim.
Një burim i Nick thotë për PEOPLE se këngëtari është “shumë, shumë i lumtur.”
“Miqtë dhe familja asnjëherë nuk e kanë parë kështu, dhe të gjithë janë të emocionuar për të. Ai definitivisht e ka marrë seriozisht lidhjen me të,” thotë burimi.
Ky lajm vjen vetëm dy muaj pasi çifti filloj lidhjen në Maj. Në javët e fundit, këngëtari 25 vjeçar dhe ylli I Quantico janë pare në disa takime dashurie, duke përfshirë edhe një takim darke në New York City dhe shfaqjen Beauty and the Beast Live in Concert në Los Angeles.
Një person i afërt i çiftit tha për PEOPLE se Jonas dhe Chopra qëndruan në kontakt pasi dolën disa herë vitin e kaluar, por gjërat u bën serioze kur i prezentuan njëri-tjetrin familjeve./Arbresh.info
Real Madridi sytë nga mbrojtësi i Chelseas
Blinken: Milorad Dodik – në rrugën autoritare të Putinit
Presidenti austriak në Shkup: Mos humbni kohë, ndryshoni Kus...
Konjufca në Samitin për Demokraci: Kosova ka shënuar progres...
Kthehen përkohësisht temperaturat e ngrohta, ky është parash...
Çeku: Mund edhe të bëhet Zajednica, por menjëherë shkon në K...