Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, dhe partnerja e tij, Vesa Vllasaliu, ditë më parë dhanë publikisht lajmin e gëzueshëm se janë bërë prindër për herë të parë.
Ky moment i veçantë shënoi një kapitull të ri dhe shumë emocionues në jetën e çiftit.
Prindërit e rinj zbuluan gjithashtu se vajza e tyre quhet Miresa, një emër unik që përçon një lidhje simbolike me emrat e tyre.
Deri më tani, çifti nuk kishte ndarë asnjë imazh krah vajzës së tyre.
Megjithatë, Vesa vendosi të ‘thyente akullin’. Ajo publikoi një video shumë të ëmbël në rrjetet sociale, ku Mirlindi shfaqet për herë të parë në rolin e babait, duke mbajtur në krahë vajzën e tij.
Pamja ka përcjellë shumë dashuri dhe emocione tek ndjekësit e tyre, duke i dhënë publikimit një nuancë shumë të ngrohtë dhe intime.
Sveçla dorëzon çelësat e objektit të ri të Agjencionit të Re...
Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri, i infektua...
Glauk Konjufca: Nga Shkupi, nuk lëshojmë pe
Glauk Konjufca takon banorët e Hanit të Elezit: Diskutuam ar...
Haradinaj prezanton në Rahovec planin katërvjeçar për zhvill...
Abdixhiku: Pas 12 vitesh LDK u rikthye si partia e Kryeqytet...