Vëllai i Angelina Jolie, James Haven, ka zbuluar se ai u bë mbrojtës ndaj fëmijëve të saj pas ndarjes së aktores nga Brad Pitt.
Duke folur në podcastin ’90who10′ për mënyrën sesi ai e mbështeti Jolie-n ndërsa jeta e saj personale “shpalosej në sy të publikut”, James la të kuptohej se pranoi se ndjente nevojën për të ndryshuar jetën e tij për t’i dhënë përparësi familjes së tij.
“Këtu filloi gjithçka, filloi me mbrojtjen e saj dhe fëmijëve të saj, mbesave dhe nipërve të mi“, tha ai.
“Kam krijuar jetën time në mënyrë që të jem i pranishëm në çdo situatë”, vazhdoi vëllai i aktores, “Unë dua të jem aty për ta ose atë, çfarëdo që ajo po kalon.”
52-vjeçari shpjegoi se ishte e rëndësishme për të që të ishte aty për fëmijët e Jolie gjatë “viteve të tyre intensive të formimit”.
“Mendoj se është shumë e natyrshme dhe dua të jem aty gjithmonë. Sa herë që jam i bekuar të jem pranë tyre, dua të jem pranë tyre“, vazhdoi Haven.
Jolie, 48, dhe Pitt, 60 vjeç, kanë Maddox, 22 vjeç, Pax, 20, Zahara, 18, Shiloh, 17, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 15 vjeç./abcnews.al
Kurti prezanton kabinetin qeveritar, këta janë emrat
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesav...
Kurti u del në mbrojtje krerëve të UÇK-së: Kërkesa për dënim...
Dëmet nga tërmeti: Çahet muri brenda një banese në Fushë Kos...
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...