Një bombolë e vogël me presion kremi ëmbëlsirash i ka marrë jetën një blogereje të njohur fitnesi në Francë.
Rebecca Burger ishte e famshme për këshillat e saj mbi stilin e jetesës dhe udhëtimet që zhvillonte.
33-vjeçarja kishte mbi 50 000 fansë në Facebook dhe 154 000 ndjekës në Instagram.
Lajmin e vdekjes së saj e dhanë familjarët, të cilët përdorën rrjetet sociale për të paralajmëruar publikun mbi rrezikun e pajisjes mjaft popullore.
Bombola i shpërtheu blogeres në kraharor.
Raportet në median franceze tregojnë se ajo ndërroi jetë nga një atak në zemër, që erdhi si pasojë e incidentit.
Njëri prej familjarëve të adhurueses së fitnesit i këshilloi njerëzit në Instagram të mos e përdorin bombolën e kremit, duke theksuar se në qarkullim janë me mijëra të tilla me defekte të ngjashme.
Pajisja e përdorur nga Burger injekton gaz në një enë metalike duke e mbajtur atë nën një presion tejet të lartë.
Një grup francez në mbrojtje të konsumatorit ka paralajmëruar prej vitesh mbi rrezikun e pjesëve difektoze bashkuese të kapsulave të gazit.
Edhe pse deri më tani ato nuk kishin shkaktuar vdekje, raste dëmtimesh janë raportuar edhe më parë, e në njërin prej tyre përdoruesi humbi njërin sy.
Në vitin 2013, një viktimë e plasjes së një bombole të ngjashme i tha radios RTL se nga shpërthimi kishte thyer 6 brinjë dhe dërrasën e kraharorit, ndërsa në spital e patën sqaruar se po ta kishte pajisjen të drejtuar nga zemra, do të kishte vdekur në vend.
Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset autobusi, raportohet pë...
Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj
Man City pa tre lojtarët kryesorë për ndeshjen më të rëndësi...
Duke parë nënën në skenë – reagimi i djalit të Dafina ...
Dy ushtarë amerikanë zhduken gjatë stërvitjes “African Lion”...
Roberti flet sërish për Tunën: Është sjellë keq me nënën tim...