Shërbyesja shtëpiake Maria Master akuzohet për ndihmën e dhënë gjatë grabitjes së shtëpisë së Tamara Ecclestone, dhe se gjatë arrestimit tek ajo janë gjetur vathë identikë me ato të vjedhura.
Konkretisht, vlera e vathëve vlerësohet në mbi një milion dollarë, gjithçka për faktin se ato janë bërë prej diamante 18 karatësh.
Maria është me origjinë nga Rumania dhe akuzohet për vjedhje, së bashku me djalin e saj, Emil, në mes të dhjetorit të vitit të kaluar, në shtëpinë e vajzës së ish-drejtuesit të Formula 1, Bernie Ecclestone.
Vjedhja ka ndodhur gjatë kohës sa Tamara ishte në pushime, asaj i janë vjedhur gjëra me vlerë 50 milionë funte (60 milionë euro).
Ajo dhe djali i saj u arrestuan në fund të janarit. Të dy u arrestuan në pritje të fillimit të gjykimit, i cili u njoftua në fund të shkurtit.
Haziri: LDK do të jetë opozitë agresive
Kapen 160 kg kokainë të fshehura mes bananeve në Selanik, vl...
Nis ndërtimi i shtëpisë për familjen gorane 11 anëtarëshe në...
Kalabri, Rama vizitë në Eparkinë e Ungrës
Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzojnë lidhjen këtë fundjavë
Rama: Kosova dhe Serbia të zgjidhin konfliktin para se BE të...