Vajzat nga e gjithë bota sfiduan online njëra tjetrën për çmimin ‘ Miss Quarantine of the World’. Agjencioni më i madh ndërkombëtar i modës, Gecjan Fashion Group, me producent Ilir Geci dhe RTV21 sollën për herë të parë një spektakël të bukurisë në nivel botëror të realizuar në kushte të karantinës.
Ky spektakël i bukurisë është i vetmi eveniment i modës në Botë që realizohet në këtë kohë dhe ne kete mrnyre!
Ndonëse jo në një sallë të madhe me shumë publik, e pa ndonjë grim profesional, vajza nga vende të ndryshme të botës prezantuan vetën në kushte shtëpie.
Megjithatë juria profesionale edhe në këto rrethana zgjodhi “Miss Quarantine of the World” dhe ndanë cmime të tjera.
Juria ishte e përbërë nga ekspertë të botës së modës dhe bukurisë si Tugce Sarykaya Dagistan modelja më e mirë në Turqi dhe aktore e shumë filmave dhe serialeve atje, Miki Crnokrak nga Crnokrak Studio, Kosovare Halimi modele dhe imazh i Gecjan fashion Group dhe fituesen e Balkan Best Models, Ylber Kelmendi gazetar nga Albanian show dhe Ahmet Gunes koreograf në shumë evente të modës në Botë.
“Miss Quarantine of the World” u zgjodh Krisitina nga Maqedonia e Veriut, ajo mori dhe qmimin per performancen me te mire “Best Performance”
Shoqëruesja e parë: Elza Rexhi, Elza po ashtu mori dhe qmimin Best Style 2020, Shoqëruesja e dytë:Lara Stesevic e cila mori dhe qmimin si modelja me e mire ne kete event,
Shoqëruesja e Tretë: Anita Limani e cila mori dhe qmimin si ftyra me e bukur “Best Face 2020, Miss fotogjenia: Bulza Preniqi, Trupi më i mirë “Best Body: Anisa Jashari, Miss social media: Melisa Aydınalp, Miss Buzëqeshja Adea Maka, Miss Sharmi: Alma Kurtaj, Miss Bikini: Dotti Polgar, Miss Eleganca: Qendresa Bulliqi, Miss Intelogjenca: Bisera Cuculoska, si dhe 3 qmime si GfG Models u ndan per: Fatjeta Dervishi, Ivana Vrkic dhe Katerina Rondon./arbresh.info/






BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...