Të premten, me 16 gusht, në Gjakovë do të performojë ikona e repit shqiptar, Unikkatil, artist i cili i theu të gjitha barrierat e hip hopit shqiptar dhe bëri jehonë anembanë trojeve shqiptare.
Unikkatil bashkë me grupin e tij do të performojë në Metalik, një ndër klubet e natës më unike në Kosovë, një klub i cili arriti që brenda një kohe shumë të shkurtër të arrijë majat e jetës së natës, duke prezantuar një dimension të ri në çdo aspekt.
Ngjarja e publikuar arriti që brenda ditës të thyejë rekord në shitjen e biletave të fazës së parë, duke vazhduar më tej me fazën e dytë të shitjes së biletave me çmim promocional për fansat e Unikkatil.
Një ngjarje që nuk bën të mungoni pasi që rrallë kemi rast të shohim një performance të kalibrit të tillë nga një artist me të cilin janë rritur të gjitha gjeneratat në Kosovë.
https://www.facebook.com/metalikclub/photos/a.379803382641601/410565306232075/?type=3&theater
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci