Rina Balaj, është njëra ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar.
Së fundi ajo ishte në qendër të vëmendjes teksa përflitej se mund të ishte shtatzënë.
Rina, postoi një video në rrjete sociale duke luajtur me macen e saj, e cila vendoste këmbët te barku i saj.
Mirëpo, ajo publikoi një mesazh të një ndjekëse, e cila thoshte se kur kjo ndodh do të thotë se je shtatzënë.
“Ne themi se kur një mace e bënë këtë me këmbët e saj në bark do të thotë se je shtatzënë.”, i kishte shkruar ndjekësja.
Kaq mjaftoi që të dyshohej për një shtatzëni të mundshme.
Pas kësaj, Rina ka reaguar duke hedhur poshtë lajmet e ku nuk ka kursyer edhe ironitë.
“Rina shtatzënë për herë të parë”, akoma nuk ka ndryshuar ky titull që katër vjet.”, shkroi këngëtarja në një postim në ‘InstaStory
Kujtojmë se prej disa vitesh, Rina është në lidhje me reperin grek, Sin Boy.

Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...
Atletico arrin marrëveshje me një tjetër lojtar të Atalantas
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...