Sukseset e këngëtares kosovare, Dua Lipa nuk kanë të ndalur.
Pas realizimit të një albumi dhe projektit “New Rules”, që gjatë 2017-ës tejkaluan çdo parashikim, ajo lansoi këngën e re, shkruan lajmi.net.
“IDGAF”, mban titullin kjo këngë të cilën këngëtarja e solli dy ditë më parë dhe që po rezulton me sukses jashtëzakonisht të madh.
Mbrëmë është publikuar lista me të nominuarit në “Brit Awards 2018”, ku Dua u nominua në pesë kategori.
Pasi mori lajmin, këngëtarja kishte realizuar një video të cilën e publikoi në rrjete sociale.Në atë video, Dua shihet e kapluar nga emocionet, e shtrirë në shtrat asaj sytë i ishin mbushur me lot.
Kategoritë në të cilat u nominua ajo janë: ‘Mastercard British Album of the Year’, ‘British Breakthroug Act’, ‘British Female’, ‘British Single’ dhe ‘British Video’./Lajmi.net/

Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...