Ludo ka vendosur të flasë hapur dhe pa rezerva në një intervistë të shpejtë për emisionin “Prive By Liberta Spahiu”, ku në vetëm 60 sekonda iu përgjigj pyetjeve të drejtpërdrejta rreth jetës së tij personale dhe marrëdhënieve pas përfundimit të lojës.
Kur u përmend Benita Zena, ai pati vetëm fjalë pozitive, duke e cilësuar si një vajzë të sinqertë, të drejtë dhe me vlera të mira njerëzore.
Ndryshe ndodhi me Edin, ku u kuptua qartë se raporti mes tyre është ftohur.
Ludo nuk dha shumë detaje, por u shpreh shkurt se secili po vazhdon rrugën e vet.
“Asgjë. Ai nuk rrugën e vet unë në timen. Kontakte nuk kemi. Unë për vete askujt nuk i bëj sherr”, u shpreh ai.
Eduard Kuçi ndërkaq ka qenë mik shumë i mirë i Ludos në shtëpinë e Big Brother Kosova, marrë parasysh që janë njohur nga jashtë.
Duket se pas përfundimit të garës ka pasur hatërmbetje nga ana e tij. /Telegrafi/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...