Ditën e djeshme, Dua Lipa u vu në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të një aludimi të fansave të saj se ajo mund të jetë shtatzënë.
Këngëtarja publikoi në rrjete sociale dy foto nga pushimet e saj në Meksikë, në të cilat shihej e veshur me një fustan jeshil.
Menjëherë filluan aludimet për një shtatzëni të këngëtares, pasi këto imazhe ajo i shoqëroi me figurën e një biberoni me qumësht, një arushi dhe një fëmije si engjëll. Menjëherë pas kësaj, fansat nisën të dyshojnë se ajo është shtatzënë dhe në këtë mënyrë po përpiqet të japë disa shenja në publik.
Por, Dua Lipa nuk ka lejuar që këto aludime të vazhdojnë më gjatë, ndaj ju është përgjigjur komenteve të fansave të saj.
“Ajo është shtatzënë”, ka shkruar dikush poshtë fotove të Duas. Këngëtarja e ka vënë re këtë koment dhe i është përgjigjur me shaka: “Food baby (Ushqimi zemër)”. Në këtë mënyrë Dua i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e fansave për një shtatzëni.

Presidentja Osmani dekreton Ligjin për Buxhetin 2026
Prokuroria Speciale do të ankohet në Apel për rastin e 1 mi...
Një raketë godet Dubain, shpërthim i fortë në Palm Island pr...
Raportohet se lideri suprem i Iranit është vrarë, flet minis...
Kurti para takimit me Hamzën: Përpjekje që javën e ardhshme ...
Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presid...