Teksa po bëheshin gati në mëngjes, Rozana dhe Loredana u përfshinë në një debat të fortë lidhur me Jozin, i cili më parë kishte qenë në një lidhje me Loredanën, por tashmë nuk është më pjesë e shtëpisë.
Rozana e kritikoi ashpër Loredanën për marrëdhënien e saj me Jozin, duke e cilësuar atë si një “dhunues psikologjik”.
“Si do të ndiheshe nëse i dashuri yt të thoshte ‘ti shkon karrige më karrige’? A e kupton tani me kë ke qëndruar gjithë këtë kohë?”, e pyeti Rozana.
Loredana, e cila pranoi se po e shihte situatën më qartë, u shpreh se ende e kishte Jozin në zemër, por nuk mund të vendoste kapakun dhe të mbyllte çdo gjë.
Në këtë moment, Rozana reagoi edhe më ashpër: “Të pëlqejnë njerëzit dhunues? Ai djalë është dhunues psikologjik.
Një djalë që kam në krah dhe shan gratë e tjera, asnjë sekondë nuk rri me të. Prandaj është ngritur babai yt dhe ka ardhur në shtëpi, kuptoje këtë”, tha Rozana.
Debati i tensionuar la të kuptohet se sjellja e Jozit kishte ndikuar jo vetëm në Loredanën, por edhe në atmosferën e përgjithshme të shtëpisë. /Telegrafi/
Në Gjenevë ka nisur rundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë e ...
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave