Këngëtarja e njohur Tuna Sejdi ka tash e sa javë që ka paralajmëruar rikthimin e saj në muzikës.
Duke mos dashur të tregojë në detaje, Tuna ua ka bërë të ditur fansave vetëm përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, se së shpejti vjen projekti i saj i ri.
Së fundmi, ajo ndau me ndjekësit edhe trailerin e klipit të ri, i cili mesa duket është drejt finalizimit.
Ky është projekti i parë që e rikthen atë në skenë pas dy vitesh mungesë.

Arsyeja e kësaj pauze ka qenë përkushtimi ndaj djalit, kjo pasi tash e një vit, këngëtarja shkupjane është bërë nënë për herë të parë.
“Duam” mban titullin balada e saj e fundit, me të cilën ajo u paraqit në “Kënga Magjike 2016”, ku fitoi edhe Çmimin e Kritikës.
Nga pamjet, duket se klipi i saj i ri do të jetë mjaft i veçantë, dhe do të bëjë një rikthim të bujshëm në skenën shqiptare. /Telegrafi/
Në videon më poshtë mund të ndiqni trailerin e klipit të ri nga Tuna:
https://www.instagram.com/p/BlvXviZlTc2/?taken-by=tunasejdi
Nis takimi në Presidencë mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos
Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...
Plagosën 25-vjeçarin në Prishtinë, të dyshuarit në arrati
Trump përfundon vizitën shtetërore në Kinë