Këngëtaret e njohura shqiptare, Altuna Sejdiu – Tuna dhe Filloreta Raçi – Fifi, duket se kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
Kështu të paktën kanë lënë të kuptohet në bazë të postimeve të fundit që kanë shpërndarë në rrjete sociale.
Artistet kanë shpërndarë disa fotografi në Instagram që janë realizuar gjatë xhirimeve të videoklipit të ri.
Ndonëse nuk kanë zbuluar më shumë rreth këtij projekti, besohet që do jetë një hit që do të na shoqërojë gjatë gjithë verës.
Tuna ndërkaq pak javë më parë bëri rikthimin pas dy vitesh në skenë në një duet me The Victor.
Fifi nga ana tjetër sivjet ka sjell disa projekte që po pëlqehen në masë të madhe nga publiku./Telegrafi/


Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri