Ish presidenti amerikan, Barack Obama, është parë duke luajtur në një fushë golfi në Itali.
Ai është fotografuar duke luajtur golf në Castiglion del Bosco, një ditë pas arritjes në Itali, transmeton portali arbresh.info.
Obama do të qëndrojë në Itali për gjashtë ditë në shoqërinë e gruas së tij, Michelle Obama.
Ata po kalojnë pushimet në fshatin Borgo Finocchieto të shekullit të 14-të, 15 min larg me makinë nga fusha në të cilën është parë Obama duke luajtur golf.
Obama udhëtoi për në Itali javën e shkuar për të folur në samitin e “Seeds & Chips – Innovation for Food Global”./Arbresh.info

Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...