Trashëgimtarët e këngëtarit Michael Jackson fitojnë çështjen në Apel kundër HBO-së për dokumentarin ‘Leaving Neverland’ në 2019-ën, në të cilin ylli i muzikës pop u akuzua për abuzim seksual të dy djemve të mitur.
Familja ngriti një proces gjyqësor prej 100 milionë dollarësh kundër kompanisë kabllore televizive, duke kërkuar që dokumentari të tërhiqej dhe të mos transmetohej, përcjell A2news.
Kur Jacksoni vdiq, HBO nuk mund të paditej për shpifje, megjithatë trashëgimtarët pretenduan se një marrëveshje e nënshkruar nga këngëtari më 1992 ishte shkelur, për të marrë ekskluzivitetin në transmetimin e filmit të koncertit Live në Bukuresht: “The Dangerous Tour”.
HBO argumentoi se klauzola ishte e parëndësishme për mosmarrëveshjen aktuale dhe akuzoi trashëgimtarët e Jacksonit se po përpiqeshin që viktimat e abuzimit seksual të heshtnin.
HBO ka akoma mundësinë e apelimit.
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...
“O Klod a të kam burrë?”, Elijona i shkon në sht...
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...