Mbrëmjen e së martës, ajo surprizoi ndjekësit në Instagram duke postuar një video të shpejtë boomerang të vetes me flokë më të shkurtër. ‘Vendimi më i papritur i jetës sime! Po apo jo?’-shkroi Enca në mbishkrimin e video.
Por vetëm më vonë këngëtarja ka zbuluar plotësisht look-un e saj të ri. Në disa foto e video të reja, ajo shihet me flokë bjonde model lob (bob i gjatë), shumë larg prej pamjes së saj të përhershme me flokët e stërgjatë të drejtë, me të cilën publiku e indentifikonte tashmë.

Megjithatë, kapelja në kokën e këngëtares menjëherë pas këtij ndryshimi i ka vënë të gjithë në dilemë. T’i ketë prerë vërtet flokët Enca, apo bëhet thjesht fjalë për një tjetër paruke?


Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...