Një tjetër arsye për ta pëlqyer edhe më shumë aktorin Tom Hanks.
Gruaja e tij Rita Wilson ka zbuluar se si e ka ndihmuar Tom për të përballuar sëmundjen e kancerit, transmeton portali arbresh.info.
Pasi u diagnostifikua me kancer të gjirit, Ritës i është dashur që t’i nënshtrohet trajtimit. Megjithatë, Tom ka qëndruar para saj në çdo hap dhe e ka siguruar atë që çdo gjë do të shkojë mirë.
“Sa herë që shkoja nëpër trajtime, ai më ka bërë të qesh”, ka thënë ajo. “Kemi shikuar filma, dokumentarë dhe kemi ngrënë ushqim të mirë, duke e bërë të pamundurën për të qenë sa më të lumtur. I jam mirënjohëse për të gjithë jetën”.
Tom dhe Rita janë një ndër çiftet më të dashura në Hollywood./Arbresh.info
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...