Banorja e shumëpërfolur Ermiona Lekbello, është përjashtuar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.
Vendimi erdhi përmes një zarfi të zi të kumtuar për banorët nga vëllai i madh, i cili i njoftoi ata se përjashtimi i Ermionës vjen si pasojë që ajo ka thyer rregullat.
Në spektaklin e së martës, produksioni iu dha vërejtjen e fundit banorëve që në gabimin më të vogël me ofendim, fyerje, bullizim apo ushtrim dhune ndaj njëri-tjetrit, ata do të skualifikoheshin.
Ndërkohë, ofendimi ndaj disa prej banorëve ka qenë edhe arsyeja që ish-missi dhe këngëtarja me origjinë nga Durrësi, ka përfunduar këtë garë të madhe të BBVA.
“Vëllai i Madh, mbrëmë u ka njoftuar për ultimatimunin ndaj ofendimeve, apo thyerjeve rregullash, kështu Ermiona pas disa ofendimeve që ka bërë pas natës së mbrëmshme ajo është skualifikuar nga loja, dhe nominimi për këtë javë nuk do të mbahet”, thuhej në zarfin e zi.
Ermiona përndryshe ka qenë edhe e nominuar këtë javë së bashku me Nitën dhe Armaldon, ku tani televotimi është i pavlefshëm.
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...