Videot ku shihet vrasja e afroamerikanit, George Floyd, kanë pushtuar mediat dhe rrjetet sociale në mbarë botën.
Që nga ngjarja tragjike shtatë ditë më parë në shumë qytete të Amerikës kanë filluar protesta të dhunshme duke shkatërruar kështu shumë nga prona publike, transmeton portali abresh.info
Të famshmit në masë të madhe kanë shprehur mbështetjen ndaj protestave duke iu bashkuar fushatës “Black Lives Matter” me postimin e një fotografie të zezë.
Së fundi edhe këngëtari i njohur The Weeknd ka njoftuar se ai ka dhuruar 500 mijë dollarë për kauza të ndryshme që janë pjesë e lëvizjes “Black Lives Matter”.
Ai në faqen e tij në Instagram publikojë faturat e dhurimeve të parave që ai bëri më 1 qershor.
“Vazhdoni të mbështesni vëllezërit dhe motrat tanë atje, duke rrezikuar gjithçka për të bërë ndryshime aktuale për jetën e personave me ngjyrë. Duke u bërë thirrje të gjithëve që kanë mundësi të dhurojnë shuma të mëdha dhe nëse keni më pak ju lutemi jepni aq sa mundeni edhe nëse është një sasi e vogël”, tha The Weeknd , emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye. /abresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...