Dwayne Johnson, ylli i Hollivudit i njohur edhe si “The Rock”, nuk e përjashton mundësinë për të qenë pjesë e politikës në të ardhmen.
Në një intervistë për “GQ”, Johnson ka konfirmuar se kandidimi i tij për t’u zgjedhur president i SHBA-ve është një “mundësi e vërtetë”.
Vitin e shkuar, ish ylli i WWW ka refuzuar të ‘zbresë në fushë’ për të përkrahur Donald Trump apo Hillary Clinton, me argumentin për të mos influencuar opinionin publik.
Me Johnson zgjatet lista e personaliteteve të famshëm, të cilët nuk përjashtojnë kandidimin për President i Shteteve të Bashkuara, transmeton albeu, përcjellë Klan Kosova. Mes tyre është Oprah Winfrey, Howard Schultz, ish CEO i Starbucks, apo edhe Rob Iger, numri 1 i Walt Disney.
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...