Ditën e sotme (e mërkurë) feston ditëlindjen partneri i aktores Teuta Krasniqi, trajneri Adonis Morina.
Me këtë rast, artistja e njohur i ka bërë një dedikim special duke dëshiruar për më të mirat në bashkëshortin e saj.
Ajo zgjodhi një fotografi të përbashkët të tyre, ndërsa thekson se është e bekuar që ka përkrah një person të tillë.

“Ti je personi i vetëm që unë e kam dashur me të vërtetë, e kam respektuar dhe admiruar. Urime ditëlindjen për njeriun e ëndrrave të mia dhe njeriun që ‘goditi’ botën time. Qëndro i mrekullueshëm. Të dua”, ka shkruar ajo.
Urimet ndërkohë nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që numëron në Instagram.
Teuta dhe Adonisi janë të martuar që disa vite, teksa kanë edhe një vajzë së bashku të quajtur, Kaia.
Krasniqi në anën tjetër ka edhe një vajzë nga martesa e mëparshme me këngëtarin Blero Muharremi.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...