Aktorja e njohur, Teuta Krasniqi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Jo të pakta janë rastet kur ajo publikon ndonjë fotografi nën shoqërinë e bashkëshortit, apo dy vajzave të saj, shkruan portali arbresh.info.
Teuta dhe partneri i saj, Adonis Morina, sot festojnë përvjetorin e lidhjes, me këtë rast aktorja i dedikoi disa fjalë zemre bashkëshortit, duke ia shoqëruar edhe një imazh ku çifti shihen të përqafuar dhe tejet të lumtur pranë njëri-tjetrit.

“Ti je e sotmja ime dhe të gjitha të nesërmet e mia. Urime përvjetorin, e imja përgjimonë. T’du jetë, Adonis Morina”.
Teuta ndërkohë përveç jetës profesionale, ka treguar se është edhe një nënë shumë e përkushtuar ndaj dy vajzave të saj. /arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?