“Është dublante! Nuk ka mundësi që ajo të jetë Kate!” Videoja e publikuar të martën ka nxitur përsëri teoritë e rrejshme konspirative se pamja e Princeshës së Uellsit në një dyqan me bashkëshortin, ishte publikuar nga gazeta “The Sun”, ishte e realizuar nga një dublante profesioniste, raporton BBC.
Nuk ka asnjë provë që argumentojnë këtë. Mirëpo është rasti më i ri i teorive të rrejshme që janë përhapur në rrjetet sociale për shëndetin e Catherine.
Mungesa e saj në publik pas operimit abdominal në muajin janar, ka nxitur dyshime dhe shumë teori.
Pallati Kensington ka deklaruar se princesha është duke marrë veten dhe pritet të kthehet në detyrat publike pas Pashkëve.
Publikimet në rrjetet sociale që përmbajnë vakuum të informacionit, tregojnë edhe një herë për dëmin që mund t’u shkaktohet njerëzve.
Videoja u publikua fiks në kohën e kundërthënieve në media pas publikimit të fotografisë me ndërhyrje në photoshop.
Princesha ka kërkuar falje dhe ka marrë përgjegjësi për editimin e kësaj fotografie.
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...