Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se ka anuluar shfaqjen që ishte planifikuar për natën sotme si shenjë respekti për familjen Kraja pas humbjes së vajzës së tyre, Arzana Kraja.
Regjisorja kosovare u gjet e vdekur sot në banesën e saj në Prishtinë.
Teatri Kombëtar i Kosovës përmes një komunikate për media njoftoj se ka anuluar shfaqjen në Teatrin Kombëtar.
“Të pikëlluar thellë nga humbja e hershme e artistes Arzana Kraja, Teatri Kombëtar i Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe artdashësve.
Në shenjë respekti ndaj familjes Kraja dhe komununitetit artistik TKK anulon shfaqjen e planifikuar për natën e sotme”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Menagjmenti dhe stafi i TKK-se.
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë