Një ngjarje e rëndë ka tronditur koncertin e këngëtarit të njohur Yll Limani në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku atmosfera festive u shndërrua në panik dhe kaos të plotë.
Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, teksa artisti ishte në skenë bashkë me grupin Three Dots, duke performuar para një audience të madhe.
Në zonën VIP të lokalit, një konflikt mes dy grupe personash u përshkallëzua shpejt nga debat verbal në përleshje fizike.
Të pranishmit raportojnë për përdorim të sendeve të forta, si shishe dhe gota, ndërkohë që në sfond dëgjohen edhe të shtëna armësh, duke krijuar panik të menjëhershëm.
Shumë persona u përpoqën të largoheshin me shpejtësi, duke lënë pas sende personale në rrëmujë.
Pamjet e publikuara nga Replikë.al dëshmojnë për një situatë të tensionuar dhe frikë mes publikut, ndërkohë që koncerti u ndërpre menjëherë.
Ylli Limani ndaloi performancën dhe më pas reagoi në rrjetet sociale, duke shprehur keqardhjen për atë që ndodhi: “Çka nisi si një mbramje perfekte, u la në gjysmë për shkak të një konflikti që ndodhi. Më vjen shumë keq edhe ishalla jeni krejt mire”.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për shkaqet e konfliktit apo për personat e përfshirë, por pritet që hetimet të zbardhin më shumë detaje në vijim. /Telegrafi/
Ngjarje e rëndë në Itali – vdes shqiptari pasi u godit nga t...
Rasti i 5 vjeçarit, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QP...
Dënohen me 75 vjet burg pesë të akuzuarit për 400 kilogramë ...
Qeveria e Kosovës miraton një sërë vendimesh
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...