Reperja e njohur shqiptare, Tayna është një prej emrave më të suksesshëm dhe më të komentuar të estradës shqiptare.
Tayna numëron një sërë hitesh dhe mbetet aktive në skenën e muzikë, ndërsa nuk lë anash as rrjetet sociale, aty ku sjell risi për fansat e saj.
Të njëjtën gjë autorja e “Qe qe” e ka bërë edhe sonte duke postuar një fotosesion të ri dhe të mahnitshëm.
Reperja nga Prizreni ka realizuar disa imazhe ku shihet sipër një shtrati e veshur me stil dhe në formë të mrekullueshme.

Në fotot e radhës, Tayna pozoi e veshur me një fustan shumëngjyrësh, i cili në njërën prej këmbëve ishte në formë pantallonash që i përshtati me këpucë me taka ngjyrë vjollce.
Rap-artistja që prej disa javësh ka bërë flokët e kuqe i la ato në stil valëzimi ndërsa kishte edhe një makijazh të theksuar.

“Në shtiklla me fustan transparent”, ka shkruar reperja në mbishkrimin e fotove që u vërshuan me komente nga ana e fansave të saj./arbresh.info/

ZYRTARE: Endrick i bashkohet Lyonit në formë huazimi
Fantastike/ Ernest Muçi shkëlqen në Turqi dhe hyn në histori...
“Aptamil” me bakterie të rrezikshme, AUV kërkon tërheqjen n...
Polici mori ryshfet nga shtetasi serb që t’ia mundësojë hyrj...
Asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonellë
Pedri: Synojmë të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar, b...