Tayna është rikthyer me një projekt të ri muzikor të titulluar “Ujë”, një baladë ritmike ku ajo i këndon dhimbjes dhe zbrazëtisë pas një dashurie të humbur.
Kënga u publikua bashkë me një videoklip vizualisht mahnitës, i cili e vendos artisten në mes të një shkretëtire, ku peizazhi i thatë kontraston me emocionet e thella që përcjell teksti.
E veshur me një fustan ngjyrë rëre dhe bizhuteri të mëdha që theksojnë fuqinë dhe brishtësinë njëkohësisht.

Pamjet janë të kuruara në detaj, me valle të lirshme, ngjyra të ngrohta dhe një atmosferë që ngjan me një film artistik.
“Ujë” nuk është thjesht një këngë tjetër verore. Ajo prek një temë të ndjeshme, duke dëshmuar edhe një herë se Tayna di të eksperimentojë përtej zhanreve dhe të sjellë projekte me përmbajtje dhe stil.
Kjo këngë shënon një kthesë më të pjekur në rrugën muzikore të artistes, ku zëri dhe emocioni mbizotërojnë mbi gjithçka tjetër. /Telegrafi/
Dy raste me mjete të dyshuara shpërthyese në Gjakovë, njëra ...
Punëtori lëndohet pasi bie nga një lartësi në Han të Elezit
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...