Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka inauguruar “Laboratorin e Gazetarisë Mobile & UPpodcast”
Këngëtarja Tayna, e cila ishte e ftuar speciale në këtë ngjarje, shprehu emocionet e saj për rikthimin në jetën studentore dhe theksoi rëndësinë e kontributit të çdo studenti për të ardhmen.
Ajo përmendi gjithashtu se fondacioni i saj ka sponsorizuar dhe financuar këtë projekt, duke vlerësuar rolin e tij në zhvillimin e fushës së gazetarisë.
“Pas disa vitesh të kthehem në jetën studentore është emocion i papërshkrueshëm. Jam i lumtur që që studentët janë e ardhmja dhe zemra e këtij vendit. Si artiste kam kuptuar që çdo notë muzikore ka rendësi të veçantë në karrierën time. Më ka dhënë mundësi të reja por kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e bashkëpunëtoreve. Ju studentë nuk jeni vetëm individë që keni drejtë diplome por jeni ura e së ardhmes. Tek unë gjithmonë do t’i keni dyert e hapur sepse çdo kontribut do të bëhet jehonë përtej botës. Nëse unë kam mundur, mundeni edhe ju. Sektori i medias me ka mundësuar të rritem dhe jam krenare që kam mundësi me mbështes këtë fushë”, tha ajo./Arbresh.info
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
Kokainë brenda “lëkurës së gjedhëve” me vlerë 3.6 milionë eu...
Dëmtohet Kurani në Gjakovë – policia nis hetimet
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...
IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet u...