Reperi i njohur shqiptar, Stresi ka reaguar i indinjuar pasi këngëtarja Enca u la e lirë pas arrestimit, pasi iu gjet kanabis në ballkonin e shtëpisë.
Por duket se daljen nga burgu dhe reagimin e Encës, reperi Stresi, nuk e ka pritur aspak mirë dhe për këtë ka reaguar me një koment në rrjetet sociale.
“Po ata djem nënash që për dy cigare janë në burg?“, shkruan këngëtari në një koment, duke ironizuar Encën.
Ditë më parë Enca përmes një Instastory falenderoi të gjithë ndjekësit e saj për suportin e marrë gjatë kësaj periudhë të vështirë.
“Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë ditëve të vështira që kalova“, kishte shkruar Enca në “Instastory”.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga këngëtaren e njohur Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin Enca.
28-vjeçarja akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.
Forcat e komisariatit nr. 1 kanë zbuluar në apartamentin e saj në periferi të Tiranës, pesë vazo ku ishin mbjellë hashash./Arbresh.info/
Mbrojtja nis deklaratat përmbyllëse: Selimi është i pafajshë...
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...